Vazhdon cirku në Kuvend: Dështon edhe sot seanca, të hënën episodi i 50’të
Seanca e 49-të konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish nga drejtuesi i saj, Avni Dehari i VV’së.
Përkundër pritjeve për arritjen e një marrëveshje mes Kurtit dhe Limajt, emri i këtij të fundit as sot nuk u propozua për kryekuvendar.
Dehari vendosi që seanca të vazhdojë të hënën, duke shtyrë sërish procesin e konstituimit të plotë të Kuvendit.



