Vazhdon ‘cirku’ në Kuvend: Dështon tentativa e 14-të për konstituimin e Kuvendit
As sot, për të 14-tën herë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta bëjnë konstituimin e Kuvendit.
Kësisoj, vendi vazhdon të jetë në një ngërç politik si asnjëherë më parë, transmeton Periskopi.
Vetëvendosje insiston që katër seanca me radhë të ketë një votim të fshehtë për Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit
Partitë tjera politike nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre, pasi sic thonë ata, kjo është shkelje e rregullores së Kuvendit – ndryshimi i mënyrës së votimit – pas atij të hapur.
Ndër të tjera, ata kërkojnë që për pozitën e kryetarit të Kuvendit, të propozohet një person që është unifikues, e sipas tyre, Albulena Haxhiu nuk është një prej tyre.
Në votim të hapur, VV me Haxhiun ka dështuar rreth 10 herë që t’i ketë numrat. Por, vazhdojnë të insistojnë që të njëjtën ta propozojnë për këtë pozitë.
Kujtojmë se saktësisht, sot tre muaj, janë mbajtur zgjedhjet dhe Kuvendi vazhdon të jetë i pankstituuar



