Vdes Diego Maradona, legjenda e legjendave

Vdes Diego Maradona, legjenda e legjendave

Ish kampioni i botës dhe një prej futbollistëve më të mirë në histori të këtij sporti, Diego Armando Maradona, raportohet të ketë vdekur para pak momentesh sipas gazetës “Clarin”.

Artikulli thotë se Maradona kishte vuajtur nga një arrest kardiorespirator. Ai kishte pasur një ndërhyrje kirurgjike në tru më herët gjatë këtij muaji.

Ish lojtari më i madh në histori të Argjentinës e kishte fituar Kupën e Botës së vitit 1986 dhe kishte luajtur për ekipe të mëdha si Boca Juniors, Barcelona, Napoli etj.

Shpërndaje në: