Vdes Drita Osmani, nëna e dëshmorit të UÇK’së, Bekim Osmani

Vdes Drita Osmani, nëna e dëshmorit të UÇK’së, Bekim Osmani

Ka vdekur nëna e Dëshmorit të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Osmani, Drita Osmani, shkruan Periskopi.

Në telegramin e ngushëllimit, kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka thënë se me dhembje e pikëllim kanë marrë lajmin për vdekjen e saj.

“Nëna Dritë i dha shumë Kosovës, i dha më të shtrenjtin birin e saj, Dëshmorin e Kombit të UÇK-së, Bekim Osmani. Ajo kaloi sot në përjetësi ku e pret shpirti i Bekimit, për ta shuar amshueshëm mallin si nëna me të birin”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Njoftimi i plotë

Me dhembje e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së Dëshmorit të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Osmani, nënës Drita Osmani.
Nëna Dritë mbylli sytë përgjithmonë me mallin për të birin e me krenarinë e lavdisë e sakrificës sublime të tij që Kosovës i solli lirinë.
Nëna Dritë i dha shumë Kosovës, i dha më të shtrenjtin birin e saj, Dëshmorin e Kombit të UÇK-së, Bekim Osmani. Ajo kaloi sot në përjetësi ku e pret shpirti i Bekimit, për ta shuar amshueshëm mallin si nëna me të birin.
Ngushëllime të sinqerta familjes Osmani, familjeve të dëshmorëve, bashkëluftëtarëve të Dëshmorit të Kombit, Bekim Osmani e gjithë të njohurve të të ndjerës!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Shpërndaje në: