Vdes legjenda e muzikës Tina Turner në moshën 83-vjeçare

Vdes legjenda e muzikës Tina Turner në moshën 83-vjeçare

Këngëtarja ikonë ka ndërruar jetë sot në shtëpinë e saj në Zvicër pas një sëmundjeje të gjatë. 

“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot në mënyrë paqësore në moshën 83-vjeçare pas një sëmundje të gjatë në shtëpinë e saj në Küsnacht afër Cyrihut të Zvicrës”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga një përfaqësues për media i familjes së saj.

“Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një grua model”, thuhet tutje në deklaratë.

Turner ka lindur në vitin 1939 në Brownsville, Tenesi. Ajo u bë e famshme si pjesë e dyshes “Ike and Tina Turner” në vitet ’70 përpara se të niste një karrierë solo që është ndër më të suksesshmet e çdo interpretueseje femër në histori të muzikës.

E quajtur “Mbretëresha e Rock ‘N’ Roll-it”, ajo ka lënë pas tre fëmijë dhe bashkëshortin e saj, Erwin Bach.

Dyshja u martuan në vitin 2013 pas shumë vitesh miqësi. Ajo ishte e martuar më parë me Ike Turner, i cili vdiq në vitin 2007.

Në dhjetor të vitit të kaluar, djali më i madh i Turner, Ronnie, vdiq në moshën 62-vjeçare nga ndërlikimet e shkaktuara nga kanceri i zorrës së trashë.

Shpërndaje në: