Vdes Maradona, reagim emocional nga Gary Lineker: Shpresoj që më në fund ta gjejë paqen
Diego Armando Maradona ka vdekur në moshën 60-vjecare pas një sulmi në zemër.
Legjenda argjentinase besohet të jetë një prej futbollistëve më të mëdhenj që ka shkelur ndonjëherë në një fushë futbolli, shkruan Periskopi.
Lajmi për vdekjen e tij është tragjedi për futbollin global, teksa Gary Lineker është ndër të parët që ka reaguar.
”Raportet nga Argjentina janë se Diego Armando Maradona ka vdekur. Me distancë lojtari më i mirë i gjeneratës dhe, për diskutim, më i miri i të gjitha kohëve.
”Pas një jete të bekuar por me probleme, shpresoj që më në fund të gjejë rehati në duart e Zotit.” /Periskopi.com/




