Vdes në QKUK burri që u aksidentua para rreth një jave në Prizren

Vdes në QKUK burri që u aksidentua para rreth një jave në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur personi që ishte aksidentuar para rreth një jave në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren.

I njëjti ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 14.04.2024, 13:25. Lidhur me rastin  më datën 19.04.2024 viktima mashkull kosovar, që ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

 

Shpërndaje në: