Vdes në QKUK një shtetas i huaj
Një shtetas i huaj ka vdekur të martën në QKUK.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, derisa rasti është cilësuar nga Policia si “hetim mbi vdekjen”.
“Raportohet se në QKUK ka vdekur viktima mashkull, shtetas i huaj. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Periskopi



