Vdes një person në Pejë pasi ra nga kati i pestë i një ndërtese

Vdes një person në Pejë pasi ra nga kati i pestë i një ndërtese

Ka vdekur një person në Pejë, i cili ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Pejë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha personi fillimisht është dërguar në Emergjencën e Pejës e më pas në QKUK,.

Ai bëri të ditur se ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe se janë duke u bërë hetimet e nevojshme.

“Policia është njoftuar në orën 02:27 minuta dhe është përgjigjur menjëherë. Personi është dërguar në Emergjencën e Pejës e më pas në QKUK në Prishtinë. Hetuesia është duke e bërë punën e saj”, u shpreh Gashi.

Shpërndaje në: