Vdes një person në Pejë, ra nga një lartësi prej 3 metrash derisa po punonte
Një person ka vdekur derisa ka qenë duke punuar në një shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:40, në fshatin Graboc të Pejë.
Sipas policisë, i njëjti ishte rrëzuar nga një lartësi prej tre metrash dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”./Periskopi/



