Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime, Policia nis hetimet
Një paciente e repartit të të sëmurëve kronik psikiatrik nga Qendra Integruese Rehabilituese e Shtimes ka ndërruar jetë pas një përkeqësimi të papritur të gjendjes së saj shëndetësore.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se pacientja është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, ku ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve shëndetësore.
“Shtime / 20.12.2025 – 08:36. Nga Qendra Integruese Rehabilituese e të sëmurëve kronik psikiatrik është raportuar një paciente f/k i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe si pasojë ka ndërruar jetë në QKMF Shtime. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe trupi i pajetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, njofton PK./Periskopi/



