Vdes presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Davide Tizzano

Vdes presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Davide Tizzano

Ka vdekur presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), Davide Tizzano.

Përmes një telegrami ngushëllimi, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë se Tizzano ishte një mik i çmuar i Kosovës dhe i KOK-ut, një udhëheqës me vizion dhe një mbështetës i palëkundur i sportit dhe i vlerave mesdhetare dhe olimpike, transmeton Klankosova.tv.

“Kontributi i tij dhe përkrahja e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në procesin e marrjes së organizimit të Lojërave Mesdhetare, do të mbeten të paharruara dhe do të kenë një vend të veçantë në historinë e sportit tonë. Trashëgimia e tij njerëzore dhe sportive do të jetojë gjatë dhe do të shërbejë si frymëzim për brezat e ardhshëm”.

“Tizzano ishte kampion i dyfishtë olimpik në rowing. 17-herë kampion kombëtar i Italisë në rowing dhe në lundrim.  Në emrin tim personal dhe në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, bashkëpunëtorët, si dhe për gjithë familjen e Lojërave Mesdhetare”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./Periskopi/

Shpërndaje në: