Vdes tragjikisht në vendin e punës një kosovar në Itali

Vdes tragjikisht në vendin e punës një kosovar  në Itali

Një qytetar nga Kosova ka vdekur në vendin e punës në Itali.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites të së mërkurës, i cili duke përdorur një vinç të vogël, duke lëvizur paletat, ngarkesa që peshonte mbi një ton i ra përmbi, duke e lënë të vdekur.

Siç raportojnë mediat italiane, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia dhe autoambulanca, por që s’kanë mundur të bëjnë asgjë.

Prokuroria thuhet se ka hapur një hetim në lidhje me këtë, teksa kanë sekuestruar zonën e kantierit, vinçin dhe paletat.

Viktima është Nazmi Morina, i cili kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Brescias: këtu kishte ndërtuar një të ardhme dhe një familje.

Ai jetonte në Rudiano me gruan dhe 4 fëmijët e tij

Shpërndaje në: