Vdes Vince Zampella, bashkëkrijuesi i serisë së videolojërave “Call of Duty”
Zhvilluesi i lojës, i cili ishte gjithashtu i përfshirë në Medal of Honor dhe Titanfall, ka vdekur në një aksident automobilistik, kështu raporton The Guardian, transmeton në shqip, Periskopi.
Vince Zampella, bashkëkrijuesi i serisë së videolojërave Call of Duty, ka vdekur në moshën 55-vjeçare.
Patrulla e Autostradave të Kalifornisë raporton se shoferi i automjetit vdiq në vendngjarje kurse një pasagjer vdiq më vonë në spital.



