“Veç në tubime kanë qenë 7 mijë”, Krasniqi për votat e mërgatës: Kam dyshime, shpresoj që prokuroria me na dhënë përgjigjie
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur dyshime për procesin e votimit të mërgatës në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke thënë se ka pasur mospërputhje mes pjesëmarrjes në tubime dhe numrit të votave të ardhura nga jashtë, shkruan Periskopi.
“Kam dyshime, dëshmi nuk kam – veç në tubime kanë qenë 7 mijë”, ka deklaruar Krasniqi gjatë një interviste për T7.
Ai tha se është në pritje të një përgjigjeje nga Prokuroria lidhur me këto dyshime, duke shtuar se procesi duhet të jetë transparent dhe i qartë për të gjithë qytetarët.
“Shpresoj që prokuroria me na dhanë përgjigjje,” theksoi Krasniqi.



