Vedat Muriqi e merr lejen nga FIFA, gati për Finlandën
Vedat Muriqi është futbollisti i radhës që ka marrë lejen e FIFA-s për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.
Sulmuesi që aktivizohet në Superligën turke te skuadra e Gencerbriligi, sot i është dhënë drita e gjelbër për t’u paraqitur në ndeshjen historike të Kosovës, ndaj Finlandës më 5 shtator.
Menaxheri i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bajram Shala, ka konfirmuar për Lajmi.net se Vedat Muriqi ka marrë lejen e FIFA-s.
“Po, Vedat Muriqi ka marrë lejen e FIFA-s për t’iu bashkuar Përfaqësues së Kosovës”, ka thënë Shala për Lajmi.net.
Tani kanë mbetur edhe gjashtë lojtarë që janë në pritje të lejes së FIFA-s.
Portieri Samir Ujkani, mbrojtësi Amir Rrahmani, mesfushorët Herolind Shala, Alban Meha, Milot Rashica dhe Valon Berisha.
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.



