Vedat Muriqi mbylli sezonin me Mallorcan, veç shtatë gola nga sulmuesi kosovar

Vedat Muriqi mbylli sezonin me Mallorcan, veç shtatë gola nga sulmuesi kosovar

Skuadra e Mallorcas e ka mbyllur sezonin 2024/25 në La Liga, pas barazimit 0:0 ndaj Rayo Vallecanos.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi me skuadrën e tij e mbylli në pozitën e 10-të me 52 pikë.

Muriqi shënoi vetëm shtatë gola gjatë këtij sezoni në të gjitha garat me ekipin spanjoll. Ai poashtu bëri edhe dy asiste.

Sulmuesi “dardan” kishte munguar në disa ndeshje shkaku i lëndimit, por u rikthye.

Muriqi ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027, por gjatë afatit kalimtar të verës mund të bëjë ndonjë ndryshim skuadre./Periskopi/

Shpërndaje në: