Veliaj reagon nga burgu pas fitores së PS-së: Kam mësuar se shqiptarët nuk mashtrohen më nga Salihu &co
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, që vazhdon të jetë në burg, ka dal me një reagim pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
Veliaj në postimin e bërë në Facebook ka thënë se qytetarët e Shqipërisë më nuk i besojnë Sali Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij, transmeton lajmi.net
Tutje, kryetari i Tiranës tha se Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë vesh ta dëgjojnë zërin e popullit.
“Një gjë kam mësuar unë për shqiptarët: nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen. Ata nuk i besojnë më Saliut & co dhe 11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.”, tha Veliaj në postimin e tij./Periskopi/
Postimi i plotë:



