Vendi në krizë energjetike, KEK jep tender 2 milionësh për riparim të kazanit në TC Kosova A
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dhënë kontratë për projektin “Remonti kapital i kazanit në TC Kosova A, Njësia A5”, projekt ky që synon përmirësimin e efikasitetit operativ të Termocentralit Kosova A dhe rritjen e kapaciteteve për prodhim të energjisë elektrike.
Përmes kësaj kontratë parashihet optimizimi i performancës së kazanit (kaldajës) në Njësinë A5.
“Ky projekt synon të optimizojë performancën e kazanit (kaldajës) të njësisë A5 dhe të rrisë efikasitetin e përgjithshëm të konvertimit të energjisë termike në energji elektrike. Rritja e efikasitetit që do të arrihet përmes remontit kapital të kazanit në Njësinë A5 do të sigurohet me anë të zëvendësimit, riparimit dhe modernizimit të komponenteve kryesore të sistemit të djegies, shkëmbyesve të nxehtësisë dhe pajisjeve ndihmëse, duke garantuar funksionim më të qëndrueshëm, jetëgjatësi më të madhe të pajisjeveëse, duke
garantuar funksionim më të qëndrueshëm, jetëgjatësi më të madhe të pajisjeve“, thuhet në njoftimin për kontratë, shkruan Insajderi, transmeton Periskopi.

Kontrata i është dhënë kompanisë “Intering SH.PK”, një kompani vendore e lidhur me biznesmenin Xhevdet Shoshi, i njohur edhe si pronar i kompleksit “Onix SPA – Banja e Pejës”.
Kjo kompani ka histori të gjatë bashkëpunimi me KEK-un, duke fituar ndër vite disa kontrata të mëdha publike.
Ndarja e kësaj kontrate vjen në një periudhë delikate për sektorin energjetik në Kosovë.
Vendi po përballet me probleme serioze në furnizimin me energji elektrike, si pasojë e rënies së shpeshtë të blloqeve prodhuese në termocentralet.
Në anën tjetër, sot KESCO, njoftoj se sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kushte të vështira dimërore, duke thënë se mundësitë për sigurimin e energjisë nga importi janë të kufizuara për shkak të kushtetve teknike të sistemit elektroenergjetik në të cilin operon Kosova.
“KESCO njofton konsumatorët dhe opinionin publik se sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kushte të vështira dimërore. Temperaturat e ulëta dhe përdorimi i shtuar i energjisë elektrike për ngrohje kanë ndikuar në rritje të theksuar të konsumit. Në periudhat kur prodhimi vendor mbetet i ulët, nevoja për import të energjisë elektrike rritet ndjeshëm. Megjithatë, mundësitë për sigurimin e energjisë nga importi janë të kufizuara për shkak të kushteve teknike të sistemit elektroenergjetik në të cilin operon Kosova, duke e bërë të vështirë mbulimin e plotë të kërkesës në çdo moment”./Periskopi/



