Vendim historik: Gjykata Evropiane e quan Rusinë përgjegjëse për vrasje civilësh në Gjeorgji

Vendim historik: Gjykata Evropiane e quan Rusinë përgjegjëse për vrasje civilësh në Gjeorgji

Rusia ka kryer një varg shkeljesh të të drejtave të njeriut në Gjeorgji më 2008, ka gjetur gjykata Evropiane për të drejta të njeriut, duke thënë se Moska ishte përgjegjëse për vrasjen e civilëve gjeorgjianë, dhe plaçkitjen e djegien e shtëpive të tyre.

Në një gjykim historik, gjykata tha se Kremlini ishte fajtor për grumbullimin e gjeorgjianëve etnikë dhe trajtimin e tyre çnjerëzor. Kjo përfshinte torturimin e të burgosurve të luftës dhe dëbimin e fshatarëve gjeorgjianë nga shtëpitë e tyre në Osetinë Jugore.

Ky vendim vjen 13 vjet pas konfliktit të ashpër pesëditësh mes forcave ruse dhe trupave gjeorgjiane. Qeveria e atëhershme gjeorgjiane e Mikheil Saakashvilit kishte lansuar një sulm për të marrë kontrollin nga territoret e mbështetura nga Rusia të Osetisë Jugore.

Rusia ishte përgjigjur me një invazion të shkallës së gjerë, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Për më tepër, Rusia kishte ndaluar 20 mijë gjeorgjianë që të riktheheshin në shtëpitë e tyre në Osetinë e Jugut.

Ministrja gjeorgjiane e Drejtësisë, Thea Tsulukiani, përshkroi verdiktin si “fitore historike”. /Periskopi

Shpërndaje në: