Vendimi i Kushtetueses, a ka pranuar ftesë nga Kurti, përgjigjet Hamza
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga kryeministri Albin Kurti për takim, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.
“Jo, nuk ka ftesë”, ka thënë Hamza.
Ai, ka thënë se PDK e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese sepse në këtë vend duhet të respektohen vendimet e gjykatave, posaçërisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Sot kemi mbledhje të Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar. Ditëve ën vijim presim me pas edhe mbledhje të Këshillit Drejtues, do t’i diskutojmë qëndrimet tona, pozicionin tonë dhe sigurisht se mbi bazën e vendimeve të organeve të Partisë Demokratike të Kosovës ne do të dalim zyrtarisht me qëndrimin tonë”, ka shtuar Hamza.
Ndërsa, i pyetur se a janë të gatshëm për ndonjë kompromis sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit, Hamza ka deklaruar se çdo gjë që flasin para diskutimeve me organet e partisë nuk është gjënë duhur.
“Gjithçka çka flasim para diskutimit në organet e PDK-së nuk është e duhura për shkak se ato janë ëpr ata me i diskutu , me i debatu, me marr vendime dhe me qëndrua në ato vendime”, ka thënë i pari i PDK’së./Periskopi



