Vendimi skandaloz i klubit të njohur evropian: 100 euro gjobë për lojtarët që japin autograf (Foto)
Napoli ka vendosur një rregull të çuditshëm para fillimit të edicionit të ri në Serie A
Klubi italian ka paralajmëruar lojtarët që të mos japin autografe në fanellat e vjetra, ndryshe do të pasojë gjoba prej 100 euro, transmeton Periskopi.
Ky vendim ka ardhur pasi Napoli dëshiron t’i detyrojë tifozët e saj që të blejnë fanellat e reja, ato të sezonit 2018/19.
Tifozët e skuadrës së Napolit janë zhgënjyer shumë me vendimin e klubit.
Kujtojmë që pjesë e Napolit është mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj./Periskopi/




