Vendoset: Në këtë qytet do të jetë protesta e radhës e OVL-UÇK
Sipas njoftimit, palët ranë dakord që protesta e radhës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, transmeton Klankosova.tv.
“Sot pritëm z. Ali Ahmeti, njërin nga themeluesit e UÇK-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, njëherësh liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Bashkë diskutuam dhe u dakorduam që protesta e radhës kundër padrejtësisë të mbahet në Shkup”, thuhet në njoftim./Periskopi/



