Vendosja e kufizimeve të reja kundër COVID-19, këto janë vendimet për gastronominë

Vendosja e kufizimeve të reja kundër COVID-19, këto janë vendimet për gastronominë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit, të mbajtur në mënyrë elektronike, ka marrë vendim për masat e reja kundër pandemisë COVID-19.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri nga ora 5:00 e mëngjesit deri në ora 21:30. Ndërsa muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00”, thuhet në vendim.

Po ashtu, në dokument citohet se ndalohet shërbimi në gastronomi në hapësirat e mbyllura.

Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.

 

Ndërsa, në Qendrat Tregtare ndalohet shërbimi në gastronomi në ambiente të mbyllura. Qëndrimi i klientëve, shërbimi i pijeve dhe ushqimit lejohet vetëm në ambiente të hapura.

Shpërndaje në: