“Vepër penale mosrespektimi i aktgjykimit”- Çka ndodh nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda 30 ditëve, flasin ekspertët

“Vepër penale mosrespektimi i aktgjykimit”- Çka ndodh nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda 30 ditëve, flasin ekspertët

As për herën e 41’të deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Ani se Gjykata Kushtetuese u ka dhënë urdhër që një gjë e tillë të kryhet brenda 30 ditësh, partive në Kosovë nuk po ju kryen punë as takimet e mbajtura “veça-veç” me Presidenten e vendit, hiç më larg se dje. Madje disa nga to po paralajmërojnë se do të hapin raste të reja në Gjykatë, shkruan Periskopi.

PDK dhe LDK paralajmëruan sot se do t’i drejtohen Kushtetueses pas përfundimit të seancës lidhur me faktin që nuk po zbatohet aktgjykimi i kësaj gjykate, i nxjerrë pak ditë më pare. Ndërsa edhe VV ka paralajmëruar një gjë të tillë para dy ditësh.

Se çka prodhon kjo situatë dhe ku mund ta dërgojë vendin nëse vazhdon bllokada në Kuvend për Periskopin ka folur ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Kryeziu i ka thënë Periskopit se vendimi i Gjykatës është ligj dhe nëse deputetët nuk e respektojnë, mund të merren masa ndaj tyre siç është pushimi i mandatit.

“Vendimi i Gjykates është ligj,nëse deputetët nuk e respektojnë ka masa administrative, pushimi i mandatit,dhe njëkohësisht kryejnë vepër penale, në bazë të kodit penal të Republikës së Kosovës.”- ka thënë ai.

Edhe avokati Ardian Bajraktari për Periskopin ka qartësuar edhe njëherë aktvendimin e Kushtetueses.

“Është e rëndësishme që Gjykata tashmë ka vendor një standard të ri, se seanca e konsituimit të Kuvendit duhet të bëhet brenda afatit prej 30 ditësh nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve, ndërsa në rastin aktual 30 ditëve nga publikimi i aktgjykimit…”, ka thënë Bajraktari për Periskopin.

Sipas Bajraktarit Kushtetuesja ka dhënë mjaftueshëm argumente se si të procedohet me seancën konstituive.

“…Deri tek një vendim i tillë gjykata ka ardhur duke e interpretuar nenin 66, paragrafi 1 të Kushtetutës. Po ashtu vlen të theksohet, se në pjesën narrative/arsyetuese të aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese ka dhënë mjaftueshëm argumente se si të procedohet me seancën konstituive, duke e theksuar qartë se kjo seance dallon nga seancat e rregullta dhe se procesi, përfshirë votimin që duhet të bëhet, sipas rendit të ditës të përcaktuar strikt në rregullore i vendosur më 8 prill, si dhe bazuar në praktikën e deri tashme parlamentare…”, tha ai.

Tutje avokati ka theksuar se ky aktgjykim duhet të ishte më i qartë sa i përket mënyrës së votimit dhe atë se çfarë mund të ndodh në rast se Kuvendi nuk konstituohet.

“…Megjithatë, duhet dispozitivi i aktgjykimit i cili njëkohësisht edhe është element detyrues për zbatim të ishte më i qartë, si për sa i takon mënyrës së votimit dhe se a mundet të ndryshohet një gjë e tillë gjatë procesit, e po ashtu të saktësohet se çka ndodhë në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit prej 30 ditësh. Këto dy elemente do ta qartësonin situatën si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen.”, ka thënë Bajraktari për Periskopin.

Ndryshe që nga 15 prilli, e deri më 3 qershor janë mbajtur 41 seanca për çdo 48 orë për konstituimin e Kuvendit. Të gjitha këto seanca kanë rezultuar të pasuksesshme.

Kujtojmë se edhe Presidentja, Vjosa Osmani që nga dita e djeshme po zhvillon takime të ndara me krerët e subjekteve politike në Kosovë, që sipas një njoftimi të Presidencës thuhet se Osmani u ka bërë thirrje që të arrijnë një pajtim brenda periudhës 30 ditore të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, për të garantuar funksionimin e institucioneve./PERISKOPI/

“Ka humbur kredibilitetin duke mbështet Kurtin”, analistët kritikojnë Osmanin pas takimit me liderët, thonë se i duhet guxim me vlerësu krizën

 

 

Krasniqi:Jemi dëshmitar të uzurpimit dhe pengmarrjes të Kuvendit nga Albin Kurti, do të dërgojmë lëndë në Kushtetutese

Hykmete Bajrami flet në sallën e Kuvendin edhe pas përfundimit të seancës: Do t’i drejtohemi Kushtetuteses

Shpërndaje në: