Vërshimet në Kosovë, situata në Malishevë është stabile
Situata më kritike gjatë ditës ishte në Malishevë.
Atje ka qëndruar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Sveçla me këtë rast deklaroi se gjendja aktualisht është stabile.
“Momentalisht gjendemi në fshatin Mirushë të Malishevës, ku po bëjmë inspektimin lidhur me situatën pas vërshimeve këtu por edhe gjithandej Republikës së Kosovës.
Situata është stabile e përkundër vështirësive ekipet e ngarkuara për të menaxhuar situatën po ia dalin me sukses”, deklaroi ai transmeton Klankosova.tv.
Ai shkroi se institucionet janë të angazhuara në të gjitha zonat e prekura, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe ofrimit të ndihmës së nevojshme për qytetarët.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për çdo rast nevoje”, theksoi ai.
Po ashtu janë publikuar edhe numrat emergjentë:
112 – Qendra e thirrjeve emergjente;
192 – Policia e Kosovës;
193 – Zjarrfikësit;
194 – Ndihma e shpejtë./Periskopi



