Vërshohet nga uji fshati Konçul, rrugët janë të pakalueshme
Fshati Konçul i Komunës së Bujanocit është vërshuar nga uji.
Për shkak të reshjeve të shumta të shiut, rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë fshat janë të pakalueshme, përcjell Periskopi.
Pamjet e publikuara në faqen “Jeta në Konçul”, tregojnë gjendjen alarmante, pasi shihen shtëpi nën ujë, dhe rrugë të bllokuara, transmeton Klankosova.tv.




