Veseli flet për rastin Dehari

“Nuk kemi ndërhyrë në proces deri sa janë kryer hetimet. Për këtë arsye nuk është mbajtur seanca plenare. Në momentin që janë kryer e kemi mbajtur seancë”, ka thënë Veseli, teksa për
Veseli më tej ka thënë se Vetëvendosja e ka politizuar këtë rast.
“Ajo cfarë nuk ndodh në vende demokratike nuk politizohen raste të tilla. Lëvizja Vetëvendosje e ka politizuar rastin prej ditës së parë. A mund të ja lëjmë organeve kompetente që të merren me rastin. Ne kemi shkuar edhe më tej. Ku ka si një shtet që i jep hapësirë edhe familjes që t’i ketë ekspertët e vetë. Kërkoni në cilindo vend në Bashkimi Evropian. Nuk na bën nder spekulimi në raste të tilla. Rasti duhet të shkoj e të vërtetohet deri në fund pavarësisht cili ka qenë implikimi në të cilën ka qenë Dehari.Procesi do të shkoj deri në fund, nuk e di sa është te ekspertët e sa të avokati. Procesi nuk ka përfunduar ende për të qenë entuzuiazt për rezultate”, shtoi Veseli, duke thënë se këtij rasti do t’i vije fundi dhe do të dihet e vërteta.