Veseli tregon pse Jakup Krasniqi po debaton me Ramiz Lladrovcin, ka një këshillë për këtë të fundit

Ai ka thënë se asnjëherë gjatë fushtës në Drenas nuk e ka ofendur Jakup krasniqin, Fatmir Limajn apo Isa Xhemajlajn, transmeton Periskopi.
“Nuk do ta pranojë për luftë politike gjuhën e urretjes. Në asnjë moment në gjithë fushatën që ka qenë në Drenas nuk ka pasur fjalë negative për Jakup Krasniqin, Fatmir Limaj dhe kandidatin e tyre Isa Xhemajlajn”, tha ai.
Veseli, ka thënë se Jakup Krasniqi e ka sulmuar rëndë Lladrovcin, duke shtuar s ekëto sulme e kanë prekur familjen e Lladrovcit.
“Lladrovci, sulmet që janë bërë ndaj familjes janë të rënda. Mezi e kam ndal gjatë fushtës zgjedhore. Nuk ka më të rëndë se një prind, se të cilën e ka dëgjuar babain e vet duke thënë po skuqemi se çfarë po ndodh, më mirë të ishim të vdekur”, tha ai.
Sipas tij, Lladrovci duhet që tani të fokusohet në detyrën e re që ka si kryetar i Drenasit./Periskopi/