Vështirësi kalimi në dy rrugë që çojnë drejt kufirit

Vështirësi kalimi në dy rrugë që çojnë drejt kufirit

Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen e rrugëve të cilat çojnë në pikëkalimet kufitare.

Sipas njoftimit, të gjitha rrugët janë të kalueshme përveç në dy në të cilat paraqitet situatë më e vështirë për shkak të ngricave.

Rruga Prishtinë-Mutivodë, është e kalueshme por me vështirësi, ndërkaq rruga Pejë-Kullë është e kalueshme vetëm për automjete të vogla.

Sipas informatave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nuk ka pritje në asnjërën prej pikave kufitare./Periskopi/

Shpërndaje në: