Vetaksident në Pejë, lëndohet një person

Vetaksident në Pejë, lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Ramun të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se aksidenti ndodhi rreth orës 09:15 të së dielës.

“Sot rreth orës 09:15, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Ramun-Pejë, në këtë vetaksident ishte e involvuar një veturë dhe si pasojë një person ka pësuar lendime trupore”, thotë Rugova./Periskopi/

Shpërndaje në: