Vetaksidenti në hyrje të Prishtinës, lëndohet një person

Vetaksidenti në hyrje të Prishtinës, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:30 në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoj se në aksident është përfshirë një automjet.

Ahmeti, bëri të ditur se si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime.

“Rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, ka thënë Ahmeti

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./Periskopi/

Aksident i rëndë në Vranidoll, policia del me apel shoferët që ngasin makinën në shi

Shpërndaje në: