Veteranët e UÇK-së festojnë pasi Trendafilova anuloi konferencën në Prishtinë

Veteranët e UÇK-së festojnë pasi Trendafilova anuloi konferencën në Prishtinë

Veteranët e UÇK-së kanë festuar me muzikë patriotike anulimin e konferencës së Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, e cila ishte paraparë të mbahej në Prishtinë.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale në Hagë, Angela Griep, bëri të ditur se konferenca e Trendafilovës është anuluar për arsye të sigurisë publike, përcjell Periskopi.

“Mund të konfirmoj që ngjarja e sotme është anuluar për arsye të sigurisë publike dhe bazuar në këshillën e Policisë së Kosovës. Kjo është gjithçka që mund t’ju them për momentin. Do të shohim më vonë për ndonjë informacion shtesë”, ka thënë ajo./eo

 

Shpërndaje në: