Vetëvendosje dorëzohet karshi presionit të opozitës, pranon formimin e Komisionit Hetimor

Vetëvendosje dorëzohet karshi presionit të opozitës, pranon formimin e Komisionit Hetimor

Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rrymën, pas presionit të madh opozitar gjatë ditës së sotme.

Periskopi përmes burimeve brenda LDK’së ka mësuar se partia në pushtet është dorëzuar karshi kërkesës këmbëngulëse të opozitës që të hetohet çështja e energjisë dhe ngritja e çmimit të saj në muajt e fundit.

Ndryshe, opozita në shenjë proteste sot gjatë gjithë kohës u mëshoi tavolinave e fëshkëlloi në Kuvend./PERISKOPI/

Shpërndaje në: