Vetëvendosje me 48 deputetë, dështon për 48-tën herë
Ka dështuar për të 48-të herë tentimi për konstituim të Kuvendit.
PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe kanë vazhduar ta cilësojnë tendencën për krijimin e Komisionit për Votim të Fshehtë për Kryeparlementar si të jashtëligjshme.
Si rrjedhojë, këto parti kanë refuzuar të japin emrat për anëtarë të këtij Komisioni dhe të marrin pjesë në votim.
Në sallë të pranishëm ishin 100 deputetë, prej të cilëve 51 votuan për, asnjë kundër, asnjë abstenim.



