Vetëvendosje sulmon me pleh dhe ngjyrë objektin e KEDS’it

Vetëvendosje sulmon me pleh dhe ngjyrë objektin e KEDS’it

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë sulmuar me pleh dhe ngjyrë objektin e KEDS-it në Prishtinë.

Ky aksion, sipas aktivistëve, vjen si përgjigje për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Aktivisti i VV-së, Valdrin Ahmeti gjatë aksionit ka thënë se KEDS-i që nga privatizimi ka dhënë vetëm lajme të këqija për qytetarët e Kosovës.

“Qyetarët pos që po paguajnë rrymën e shtrenjtuar, ata po paguajnë edhe barrën e mos pagesave të komunave serbe dhe humbjeve të KEDS-it”, ka thënë Ahmeti.

 

Shpërndaje në: