Vetura godet këmbësoren në Prishtinë, policia jep detaje

Vetura godet këmbësoren në Prishtinë, policia jep detaje

Mëngjesin e së martës një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për kryeqytet, Enis Pllani tha për Gazetën Online Reporteri.net se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllani./Periskopi/

Shpërndaje në: