Vetura godet motoçikletën përballë stacionit të Policisë në Pejë

Vetura godet motoçikletën përballë stacionit të Policisë në Pejë

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete.

Motoçikleta derisa po qarkullonte në qytet është goditur nga një makinë që dyshohet të jetë e brendit Opel Passat.

Ngjarja ka ndodhur përballë stacionit të Policisë së Kosovës, në lokacionin afër të ashtuquajturit rrokaqiell.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga rasti.

Në Kosovë vazhdon të mungojë vetëdija e lartë për respektimin e motoçikletave dhe biçikletave në komunikacion. /Periskopi

Shpërndaje në: