Vetura godet një çiklist në Ferizaj, Policia jep detaje

Vetura godet një çiklist në Ferizaj, Policia jep detaje

Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi u godit nga një veturë në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datë 13.09.2025, rreth orës 22:10, në rrugën ‘Ahmet Kaçiku’ në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore, ku janë përfshirë një veturë dhe një biçiklist”, ka thënë ai.

Veseli ka treguar se si pasojë e aksidentit, lëndime ka pësuar biçiklisti, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Njësia e Trafikut ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e shkaqeve të aksidentit”, tha ai./Periskopi

Shpërndaje në: