Vetura ngjet çatinë e një stalle në Gjermani, disa të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur në veri-perëndim të Gjermanisë, ku disa persona u plagosën kur një makinë doli nga rruga, goditi një djalë 7-vjeçar në trampolinë dhe u ngjit në çatinë e një stalle.
Policia bëri me dije se makina përplasi një mjet të parkuar, kaloi një kalli dhe goditi djalin, transmeton klankosova.tv, përcjell Periskopi.
Më pas, makina u katapultua dhe u ngjit në çatinë e objektit, rreth 3 metra lart.



