Vetura shkel për vdekje një fëmijë në Istog

Periskopi.com Lajme

Një fëmijë, në cilësinë e këmbësorit, është goditur për vdekje nga një veturë dje rreth orës 17:15 në fshatin Kovrag të Istogut.

Sipas policisë, “deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Pejё-Mitrovicё, i njëjti duke mos ju pёrshtatur kushteve tё rrugёs e godet viktimën tё cilit i shkakton lëndime tё rёnda trupore, i njëjti dёrgohet nё QKMF-Istog e me pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe si pasojё e lëndimeve femiu ndёrron jetё”.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pajetë i viktimës është dërguar  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.