Vidhen 300 euro në një xhami në Kamenicë, policia jep detaje
Një mashkull kosovar ka raportuar se, duke përdorur kamerat e sigurisë, ka vërejtur një person që kishte hyrë në xhaminë lokale dhe kishte thyer me forcë kasafortën e objektit.
Nga kasaforta janë vjedhur 300€ në monedha metali.
Rasti ka ndodhur në fashtin Shipashnicë e Poshtme të Kamenicës me 3 prill.
Prokurori është njoftuar për rastin, i cili aktualisht është në procedurë hetimore./Periskopi



