Vidhen karburantët e kompanive që po intervenojnë në Kamenicë pas vërshimeve të fundit

Vidhen karburantët e kompanive që po intervenojnë në Kamenicë pas vërshimeve të fundit

Pas vërshimeve nga reshjet e shiut që ndodhen në disa vende të Kosovës, përfshirë edhe Kamenicën, aty u angazhuan vullnetarisht disa kompani të cilat po intervenojnë në infrastrukturën e dëmtuar.

Por aty po vjedhen karburantët e atyre kompanive, ka njoftuar kryetari Qëndron Kastrati.

Ai tha se janë të zhgënjyer në lidhje me rastin e vjedhjes së karburanteve të kompanive të cilat po angazhohen vullnetarisht, duke intervenuar në infrastrukturën e dëmtuar nga vërshimet.

“Njëkohësisht, jemi të brengosur për gjendjen e vështirë ekonomike si pasojë e pandemisë. Kamenica është vend i cili ka pasur imunitet të lartë ndaj krimeve ordinere. Andaj, ne do të vazhdojmë të kërkojmë që sa më shpejt mbështetje për qytetarët më të prekur nga viti i jashtëzakonshëm.

Solidariteti dhe bashkësia janë vlerat tona të cilat duhet t’i kultivojmë për t’ju dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë. Këtë po e bëjnë afaristët e Kamenicës dhe besoj që secili duhet ta bëjmë përherë”, shkroi Kastrati.

Shpërndaje në: