Vihet në pranga 26-vjeçari në Tiranë, dyshohet për disa raste të grabitjeve

Vihet në pranga 26-vjeçari në Tiranë, dyshohet për disa raste të grabitjeve

Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Penaliteti”.

Nga hetimet dyshohet se 26-vjeçari, gjatë muajit prill 2026, ka vjedhur shuma parash dhe produkte në 4 subjekte, si dhe ka tentuar të vjedhë në një banesë dhe në një subjekt, shkruan abcnews.al, raporton Periskopi.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”./Periskopi

Shpërndaje në: