Virusi Zika

Virusi Zika

Virusi Zika është zbuluar në vitin 1947 në Ugandë, ndërsa rasti i parë në njeri është regjistruar në Nigeri, në vitin 1954.

I lindur nga mushkonja, virusi ka qarkulluar në Afrikë dhe Azi për dekada të tëra, dhe së voni në rajonin e Paqësorit, derisa asnjëherë nuk ka shkaktuar shumë shqetësim.

Situata sot është “krejtësisht ndryshe”, ka thënë shefja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan.

Virusi po përhapet vrullshëm, pasi është zbuluar në Brazil vitin e kaluar, ka shtuar Chan. Sipas saj, “niveli i alarmit është jashtëzakonisht i lartë”.

Shpërndaje në: