Vitia thotë se nëpër klasë do lejohen deri në 20 nxënës, jep detaje edhe për masat e tjera

Vitia thotë se nëpër klasë do lejohen deri në 20 nxënës, jep detaje edhe për masat e tjera

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar se nga e hëna do të hynë në fuqi masat e reja kundër COVID-19.

Ai në konferencë për media ka thënë se nga 27 shtatori do të nisë mësimi në institucionet parashkollore dhe arsimin parauniversitar.

“Procesi mësimor e arsimit parauniversitar zhvillohet sipas skenarëve përkatës. Parakusht për prani fizike është prania e 20 nxënësve nëpër klasë”, është shprehur Vitia.

”“Është vendosur që nga data 27 shtator, procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor të vazhdojë në përputhje me udhëzuesin e veçantë. Gastronomia nga data 27 shtator lejohet të shfrytëzojë hapësirat e mbyllura deri në 50 përqind e kapaciteteve të hapësirës, kurse në hapësirat e hapura deri në 70 përqind të kapaciteteve. Klientët dhe stafi duhet të jenë të pajisura me certifikata të vaksinimit, ose dëshmi se janë negativ me COVID-19”, tha ai.

Shpërndaje në: