Vjen reagimi i Hotit pasi e gjuajtën me vezë (Video)

Vjen reagimi i Hotit pasi e gjuajtën me vezë (Video)

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit që iu bë sot me vezë në afërsi të ndërtesës së Qeverisë, transmeton Periskopi.

Ai thotë se kushdo që e bëri këtë veprim, do që ta mbajë Kosovën të izoluar.

Ai që hodhi vezë mbi Hotin, i tha atij : ‘Taksën s’bën me e heqë’.

Ja reagimi i plotë i Hotit:

Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë.

Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në.

Sinjalet qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar.

Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale.

Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë./PERISKOPI/

https://www.facebook.com/Kosovatimess/videos/845419629259729/

 

Shpërndaje në: