Vjen reagimi i PDK`së pas pezullimit të vendimit të ZRRE: Mbron sektorin privat
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Komerciale e cila ka pezulluar vendimin e ZRRE për daljen në treg të lirë të rrymës nga bizneset raporton Periskopi.
Arben Mustafa nga ky subjekt politik ka thënë se vendimi mbron sektorin privat nga një goditje e madhe që do të rrezikonte mijëra vende pune në Kosovë.
“Partia Demokratike e Kosovës në vazhdimësi e ka kundërshtuar vendimin e ZRrE-së, duke kërkuar pezullimin e tij edhe me hapa konkretë ligjorë”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë.
Gjykata Komerciale ka pezulluar njoftimin e ZRrE-së për daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e hapur të energjisë.
Ky vendim i Gjykatës mbron sektorin privat nga një goditje e madhe që do të rrezikonte mijëra vende pune në Kosovë.
Partia Demokratike e Kosovës në vazhdimësi e ka kundërshtuar vendimin e ZRrE-së, duke kërkuar pezullimin e tij edhe me hapa konkretë ligjorë.
Veprime të tilla të pamatura e të papërgjegjshme nuk guxojnë të përsëriten nga institucionet e Kosovës.
Tani është koha për dialog konstruktiv ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe komunitetit të bizneseve për të hartuar një plan tranzitor që mundëson funksionimin efikas të tregut të energjisë, pa rrezikuar qëndrueshmërinë e bizneseve.



