Vjen reagimi prej gardianit të VV’së pas ndërprerjes së numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut, i kapet PDK’së

Vjen reagimi prej gardianit të VV’së pas ndërprerjes së numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut, i kapet PDK’së

Deputeti i VV’së, Hekuran Murati ka reaguar pas zhvillimeve në Mitrovicë te Jugut, raporton Periskopi.

Ai ka akuzuar PDK-në duke thënë se me akuzat për vjedhje votash në Mitrovicë, po kërkon shfajësim për dështim.

Sipas tij vjedhja e votave ka ndodhur nga PDK-ja në kohën kur LVV-ja nuk ka qenë në garë zgjedhore.

 

Postimi i plotë:

Tash e sa vite Kosova shquhet për zgjedhje të lira që zhvillohen pa probleme të theksuara, dhe për këtë merr edhe lëvdata nga ndërkombëtarët.

Një meritë e madhe për këtë i shkon pikërisht Lëvizjes Vetëvendosje! me komisionerët dhe vëzhguesit e saj, të cilët ndër vite kanë mbrojtur votën dhe integritetin e zgjedhjeve qoftë edhe me trupat e tyre.

Këtë meritë tashmë na e kanë pranuar publikisht edhe kundërshtarët tanë politikë.

Para se Vetëvendosje të futej në garë zgjedhore, zgjedhjet në Kosovë karakterizoheshin jo rrallë me vjedhje industriale të votave, e me vendvotime ku dalja ishte sa 120% e numrit të mundshëm të votuesve. Kjo ndodhte kryesisht në zona që njiheshin si bastione të PDK-së.

Prandaj kur pikërisht PDK-ja tash bërtet “kapeni hajnin”, kjo akuzë në fakt është rrëfim për mëkatin e tyre njësoj sikurse mëkatari që rrëfehet për mëkatet që ka bërë.

Partia që do të hyjë në histori se i nxorri simpatizuesit e saj në shesh për të festuar humbjen, jo një herë por dy herë brenda një muaji, tash po kërkon shfajësim për dështimin.

Shpërndaje në: