Vjen rryma në Trepçë, minatorët e ngujuar nisin të dalin nga miniera

Vjen rryma në Trepçë, minatorët e ngujuar nisin të dalin nga miniera

Minatorët që kishin mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës shkaku i ndërprerjes së rrymës kanë nisur të dalin prej aty.

Lajmin e ka konfirmuar kreu i Sinidikatës së Minatorëve, Gani Osmani.

Ai ka thënë se rryma ka ardhur dhe se për 15 minuta pritet të dalin nga miniera të 120 minatorët që kanë qenë të ngujuar.

“Ka ardh rryma. Kanë fillu me dalë. Për 15 minuta dalin të gjithë”, ka thënë Osmani për Express.

Shpërndaje në: